Vojvoda kontribuoi me asistim në barazimin e Torinos, kjo është nota e tij

Vojvoda kontribuoi me asistim në barazimin e Torinos, kjo është nota e tij

Sport October 23, 2020 - 23:07

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mergim Vojvoda i ka ndihmuar me një asistim ekipit të tij, Torinos, shkruan “Zeri.info”.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte (e premte), Sassuolo dhe Torino kanë luajtur 3:3 duke bërë kështu që dy skuadrat t’i ndajnë pikët.

Vojvoda ishte i pranishëm për Torinon deri në minutën e 62-të të takimit pasi që trajneri vendosi ta zëvendësonte atë.

Mergim Vojvoda ishte protagonist në golin e parë të epërsisë së skuadrës së tij, pasi që asistoi për mrekulli te bashkëlojtari i tij, Linetty i cili shënoi për 0:1 në minutën e 33-të.

Pas përfundimit të ndeshjes, Vojvoda u vlerësua më notën 7.4, derisa notë më të madhe se ai kishte vetëm Andrea Belotti që kishte notën 8.8.

Image

/Zeri.info