Klodian Duro tregon problemin e Feronikelit pas barazimit ndaj Besës

Klodian Duro tregon problemin e Feronikelit pas barazimit ndaj Besës

Sport October 24, 2020 - 17:21
Detajet

Superliga e Kosovës në futboll është rikthyer sot me tri ndeshje interesante në javën e tetë, raporton “Zeri.info”.

Feronikeli nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim ndaj skuadrës së inkuadruar këtë sezon në Superligë, Besës.

“Industrialistët” madje ishin edhe në disavantazh 1:0, por që arritën ta barazonin rezultatin dhe të merrnin një pikë nga ndeshja.

Pas përfundimit të ndeshjës, trajneri i ardhur së fundmi te Feronikeli, Klodian Duro ka treguar problemin e skuadrës së tij.

“Kjo është një nga ato ndeshje që duket e lehtë por është nga më të vështirat, sidomos në ato momente që ndodhemi”, ka thënë Duro për “Art Sport”.

“Nuk jemi të qetë nga ana psikologjike, krijojmë shumë por nuk arrijmë ta qojmë topin në rrjetën kundërshtare, e kundërta ndodhë me ne dhe kundështarët na realizojnë në të vetmet raste që i kanë”, shtoi më tutje trajneri nga Shqipëria.

Barazimi i sotëm i Feronikelit ishte i pesti kampional dhe aktualisht ish-kampionët e vendit ndodhen në pozitën e tetë me shtatë pikë të grumbulluara.

/Zeri.info