Llapi - Arbëria, përleshje në tribuna pas pjesës së parë

Llapi - Arbëria, përleshje në tribuna pas pjesës së parë

Sport October 24, 2020 - 17:23
Detajet

Sfida e xhiros së tetë e zhvilluar në stadiumin " Zahir Pajaziti" në Podujevë në mes Llapit dhe Arbërisë, nuk ka kaluar pa incidente, raporton Zeri.info.

Pas përfundimit të pjesës së parë, ne tribuna u krijua në tollovi e madhe derisa nuk munguan përleshjet në mes personave të sigurimit të stadiumit dhe disa personave fizik.

U desh ndëryrja e pjestarëve të Policisë së Kosovës që situata të qetësohet.

Ndryshe, Llapi arriti fitore me rezultat 2:0 në këtë sfidë me golat e realizuara nga Mentor Zhdrella dhe Ahmed Januzi.

Llapi pas këtij takimi ndodhet në pozitën e parafundit me pesë pikë të mbledhura, kurse Arbëria "stacionohet" e katërta me 11 pikë.

/Zeri.info