E pabesueshme, Ajaxi fiton si mysafir me 13 gola epërsi

E pabesueshme, Ajaxi fiton si mysafir me 13 gola epërsi

Sport October 24, 2020 - 19:04
Detajet

Gjigandi i futbollit holandez, Ajax ka shënuar një fitore të me rezultat tejet të lartë, raporton “Zeri.info”.

Skuadra holandeze ka mposhtur në udhëtim skuadrën e VVV-Venlo me rezultat 0:13, rezultat ky që rrallë herë mund të shohim në futboll.

Pesë gola nga Traore, dy nga Ekkelenkamp, dy të tjerë nga Huntelaar, një nga Martinez, një nga Tadic, një poashtu nga Blind dhe një tjetër nga Antony u shënuan për Ajaxin për rezultatin e pabesueshëm 0:13.

Pas kësaj fitore të madhe, Ajaxi pas gjashtë xhirove në Holandë, gjendet në vendin e parë në tabelë me 15 pikë.

Në anën tjetër, skuadra që u turpërua sot në shtëpi, Venlo gjendet në vendin e 10-të në Eredivisie.

/Zeri.info