Nuk ka gola në pjesën e parë në ndeshjen Manchester United – Chelsea

Nuk ka gola në pjesën e parë në ndeshjen Manchester United – Chelsea

Sport October 24, 2020 - 19:18
Detajet

Ka pëfunduar pjesa e parë me rezultat të barabartë ndërmjet Manchester United dhe Chelseas, shkruan “Zeri.info”.

Posedimi i topit në këto 45 minutat e para i ka takuar mysafirëve nga Londra, por që me goditje në portë kanë qenë vendasit e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Gjyqtari kryesor i takimit, ka dhënë vetëm një karton të verdhë gjatë pjesës së parë, i cili ndëshkoi futbollistin e Manchester United, Luke Shaw, gjashtë minuta pa shkuar skuadrat në pushim.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për javën e gjashtë në Premierligën angleze, me dy skuadrat që kërkojnë vetëm fitoren.

/Zeri.info