Zyba i Prishtinës: Ndaj Gjilanit duhet të përqendrohemi maksimalisht për t’i marrë tre pikët

Zyba i Prishtinës: Ndaj Gjilanit duhet të përqendrohemi maksimalisht për t’i marrë tre pikët

Sport October 24, 2020 - 19:33
Detajet

Futbollisti i FC Prishtinës, Qendrim Zyba ka folur para ndeshjes së nesërme (e diele) ndaj Gjilanit, shkruan “Zeri.info”.

Zyba në një prononcim për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas ka thënë se në bazë të ekipës, Prishtina duhet të kishte më shumë pikë.

“Nuk mendoj s’e kemi pasur paraqitje jo të mira në gjashtë ndeshjet paraprake, megjithatë s’e çfarë ekipi kemi, do të duhej të kishim më shumë pikë të grumbulluara”, ka thënë Zyba.

Lojtari në fjalë është futbollisti më i ri në moshë të skuadra “bardhekaltër”, e Zyba është shprehur se kjo nuk e pengon ta ndihmojë skuadrën.

“E vërtet që jam futbollisti më i ri në moshë në përbërjen aktuale, e vlerësoj se kam formë të mirë momentale, por e ndjejë se mund të jap edhe më shumë se kaq dhe dua që çdo herë e më shumë të tregoj cilësitë e mija, të vazhdoj të përmirësohem akoma më shumë në vazhdim të kampionatit që të i ndihmoj skuadrës edhe më shumë se kaq”, ka shtuar më tutje Zyba.

Ndeshja e radhës e Prishtinës është nesër (e diele) kundër skuadrës së Gjilanit.

Zyba ka folur edhe për këtë ndeshje, teksa e ka cilësuar si një ndeshje të vështirë, por që ata duhet të përqendrohen maksimalisht për t’i marrë tre pikët e radhës.

“Me Gjilanin na pret ndeshje e vështirë për çka na duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për t’i marrë tre pikët e radhës që të vazhdojmë vazhdimësinë pozitive”, ka përfunduar mesfushori, Qendrim Zyba.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit fillon nga ora 13:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

/Zeri.info