Lazio triumfon kundër Bolognas, kaq minuta luajti edhe Vedat Muriqi

Lazio triumfon kundër Bolognas, kaq minuta luajti edhe Vedat Muriqi

Sport October 24, 2020 - 22:38

Skuadra nga kryeqyteti italian, Lazio ka shënuar fitore 2:1 ndaj Bolognas në shtëpi, raporton “Zeri.info”.

Me dy gola në pjesën e dytë të takimit, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi arriti të marrë tre pikë përball Bolognas, në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Golin e parë për kryeqytetasit e shënoi, Luis Alberto në minutën e 54-të, kurse për 2:0 u përkujdes sulmuesi i rrezikshëm, Immobile në minutën e 76-të.

Krejt çka arritën mysafirët, është goli në minutën e 90-të me anë të De Silvestrit që ngushtoi epërsinë e Lazios në 2:1.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në lojë në minuën e 64-të të takimit, pasi u zëvendësua me Correa.

Me këtë fitore, Lazio e Vedat Muriqit radhitet në mesin e tabelës, saktësisht në pozitën e 10-të tabelore, me shtatë pikë të fituara.

Ndeshjen e radhës, Lazio e zhvillon në udhëtim te Torino, e me këtë rast do të ndeshen mesveti edhe dy futbollsitët e Kosovës , Vedat Muriqi me Lazion dhe Mergim Vojvoda i cili mbron ngjyrat e Torinos.

/Zeri.info