Vetëm dy raunde i nevojiten Khabibit, e mposht Justin Gaethjen

Vetëm dy raunde i nevojiten Khabibit, e mposht Justin Gaethjen

Sport October 24, 2020 - 23:04

Khabib Nurmagomedov ka shënuar fitore duke e mposhtur Justin Gaethjen, raporton “Zeri.info”.

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov e ka përfunduar këtë ndeshje në raundin e dytë, duke e mposhtur Justin Gaethjen.

Rusi me këtë fitore në UFC shkon në 29 fitore në përgjithësi në karrierë.

Vlen të ceket se, pas kësaj fitore, rusi ka shpërthyer në lot pasi që ishte ndeshja e parë pa babain e tij.

Ishte një kapje me këmbë që i dha fund këtij takimi, duke e lënë pa ndjenja kundërshtarin e tij, Justin Gaethje.

/Zeri.info