Cristiano Ronaldo i jep mbështetje Khabibit: Babai yt është krenar me ty

Cristiano Ronaldo i jep mbështetje Khabibit: Babai yt është krenar me ty

Sport October 24, 2020 - 23:40

Khabib Nurmagomedov ka shënuar fitore duke e mposhtur Justin Gaethjen, raporton “Zeri.info”.

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov e ka përfunduar këtë ndeshje në raundin e dytë, duke e mposhtur Justin Gaethjen.

Rusi me këtë fitore në UFC shkon në 29 fitore në përgjithësi në karrierë.

Pas përfundimit të ndeshjes ka qenë ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social “Instagram”, e ku i ka dhënë mbështetje yllit të UFC-së.

Ronaldo ka shkruar se “babai yt krenohet me ty” duke iu referuar rusit, Khabib Nurmagomedov.

Image

Ky i fundit deklaroi pas ndeshjes se i ka premtuar nënës së tij se nuk do të marrë pjesë në këtë sport.

/Zeri.info