Superliga live: Trepça '89 - Ballkani, mbyllet ndeshja, kjo skuadër triumfon

Superliga live: Trepça '89 - Ballkani, mbyllet ndeshja, kjo skuadër triumfon

Sport October 25, 2020 - 13:11
Lajmet e fundit nga sporti

Derisa janë zhvilluar tri takime në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollin tonë, sot luhen dy tjera ku priten ballafaqime mjaft interesante, shkruan “Zeri.info”

Padyshim vëmendja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku ndeshen Prishtina e Gjilani.

Skuadra bardhekaltër pas dy fitoreve radhazi me Besën dhe Feronikelin e pret këtë vazhdimësi edhe ndaj Gjilanit. Në anën tjetër Gjilani sikur është futur në një seri jo të mirë dhe sot nuk guxon të lëshojë pikë, ndryshe e ka shumë të vështirë rikuperimin. Ky takim luhet nga ora 13:30 dhe transmetohet në dy kanale televizive, Art Motion dhe Klan Kosova.

Ndeshja tjetër interesante është ajo ndërmjet Trepçës’89 dhe Ballkanit.

Ballkani është në superformë, por edhe Trepça ’89 po tregon formë të lartë dhe kjo është arsyeja të pritet një ndeshje e fortë. Takimi luhet nga ora 14:00. /Zeri.info

Superliga Live:

Prishtina – Gjilani 0:2

Mbyllet ndeshja

90'+3' Progni shënon për Gjilanin 0:2

64' Makenda u pengua në zonë, Endrit Krasniqi i Prishtinës dështon nga penalltia pret portieri Koliqi 0:1

60' Prishtina po bën trysni por pa gjetur rrugën e golit

56′ Krasniqi i Prishtinës në rast të mirë por portieri Koliqi pret..

46' Nis pjesa e dytëImage

45'+2 Mbyllet pjesa e parë

38′ Endrit Krasniqi i Prishtinës gjuan nga goditjen e lirë, por për mrekulli pret portieri Enea Koliqi.

21' Zëvëndësim i detyruar te Prishtina, Abazi largohet inkuadrohet Mankenda

12' Goool, Gledi Mici ka shkaktuar penallti pasi ndaloi në mënyrë të palejuar Edison Kqikun. Hajdari shënon për Gjilanin 0:1

01' Nis ndeshja

Formacionet:

Prishtina: Haxho, Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, Krasniqi, Abazi, Gavazaj, John. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Rapa, Fustar, Ferreira, Aziz, Hila, Musolli, Hajdari, Kqiku, Nikaç. Kryetrajner: Sallah Sherifi

Gjyqtarë: Selim Isufi, Bujar Selimaj, Besnik Morina, Vigan Ibërdemaj.

Trepça ’89 – Ballkani 4:3

90'+5 Mbyllet ndeshja

90' 2+ Bissmark shënoj gol për 4:3

79' Gool, Bissmark shënon për 3:3, e çuditshme çfarë ndodhi në Mitrovicë.

75′ Goool, Rilind Nimani gjuan me të djathtën brenda zonës dhe realizon për 2:3

65′ Gool, Bissmark gjuan me saktësi dhe realizon për rezultatin 1:3

53' Goool, Mirlind Daku ka shënura për Ballkanin 0:3

47'Goool, Ermal Krasniqi shënon golin e dytë 0:2.

46' Nis pjesa e dytë

45'+2 Mbyllet pjesa e parë

31' Goool, Nazmi Gripshi ka shënuar gol të bukur për Ballkanin 0:1

Image

15′ Probleme te Ballkani, Armend Thaqi largohet nga loja pas lëndimit, indkuadrohet Ramiz Bytyqi

13' Ismet Munishi e përcjell ndeshjen nga tribuat, ai u përjashtua me karton të kuq në sfidën e kaluar ndaj DritësImage

01' Nis ndeshja

Formacionet

Trepça '89: Prince, Nimani, Dedia, Muja, Jashari, Nebihu, Okonkwo, Berisha, Mashau, Avdyli, Sie. Trajner: Shpëtim Idrizi

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Gashi, Gripshi, Korenica, Sinani, Krasniqi, Daku, Kuç,Kapra, Jashanica. Trajner: Agim Maliqi