Shpërthen dhuna në sportin kosovar, në këtë takim pati edhe arrestime nga Policia e Kosovës

Shpërthen dhuna në sportin kosovar, në këtë takim pati edhe arrestime nga Policia e Kosovës

Sport October 25, 2020 - 21:06
Zbuloni detajet

Klubi i hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova (meshkujt), reagojnë ashpër në lidhje me ndeshjen e djeshme në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Koordinatori i gjakovarëve, Uran Luzha, ka dërguar ankesë edhe në Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Sfida Kastrioti - Vëllaznimi përfundoi me rezultat 35:27 (20:11).

Reagimi i Vëllaznimit

Gjatë takimit të datës 24 tetor 2020, në kuadër të xhiros së IV të Superligës së Kosovës në hendboll në mes të KH Kastrioti dhe KH Vëllaznimi, konkurrenca e meshkujve e zhvilluar në Ferizaj, pati disa parregullsi në organizim me çka KH Vëllaznimi u dëmtua dhe lëshon këtë reagim: Ndaj klubit organizator për mos përgatitjen e ndeshjes me kohe dhe sipas predispozitave të garave pranë FHK-së, ku ndeshja filloi me 45 minuta vonesë shkaku i mos prezencës së Policisë së Kosovës në palestër. Pas ardhjes së policëve ndeshja fillon, mirëpo gjatë ndeshjes ndodhin probleme teknike ku semafori zyrtar ndërpritet disa herë gjë që shkakton hapësirë për manipulim.

Kah fundi i ndeshjes pas një ndërhyrje jo-sportive nga lojtari i KH Kastrioti me nr. 14, Aldi Rudari ne lojtarin tonë me nr. 4, Ardi Halili, filloj një grindje në mes lojtarëve të dy ekipeve me çka u futen në fushë dhe lojtarët dhe zyrtarët nga pankina e KH Kastriotit gjë që krijoj panik dhe presion ndaj ekipit tonë.

Gjatë kësaj ndërprerje lojtari i KH Kastrioti me nr. 18 Besnik Bytyqi i cili gjendej në tribuna për shkak të ndëshkimit gjatë lojës nga gjyqtarët me tre herë nga dy minuta, ku i njëjti nga tribuna u drejtua drejtë lojtarëve kadetë të KH Vëllaznimit, të cilët ishin gjithashtu në tribuna. Lojtari Bytyqi sulmoi lojtaret e rinj të KH Vëllaznimit ku gjatë sulmit ndërhynë zyrtarët policorë me pajisje ndaluese (sprej) për të ndalur sulmin. Pas këtij incidenti, numri i zyrtarëve policorë rritet dhe arrestohen dy lojtarë kadetë dhe kordinatori i KH Vellaznimit z. Uran Luzha.

Në arrestimin e tyre u vërejt urdhëri direkt nga një person nga publiku (i cili urdhëronte me shenja se kush duhej arrestuar) i cili me vonë u kuptua që ishte pjesë i shërbimit policorë të Kosovës, mirëpo që nuk ishte në detyrë dhe as nuk ishte zyrtar i shënuar në protokoll të ndeshje.

Pas prangosjes së zyrtarëve të KH Vellaznimit (gjë që nuk ndodhi dhe me lojtarin e KH Kastriotit), ky zyrtar futet në makinën zyrtarë të policisë dhe kërcënon dhe ofendon lojtarin kadet të KH Vëllaznimit i cili është në moshe të mitur, pra nën 18 vjeç.

Pas dhënies së deklaratave në polici, zyrtarët policorë pyesin ata të KH Vellaznimit se a dëshirojnë të hapin rast hetimor gjë që krijon amulli pasi që të arrestuarit ishim ne. Zyrtarët tanë liron në procedure te rregullt dhe nisen drejt Gjakovës ku mbërrijnë në mëngjesin e së dielës përkatësisht në ora 02:00 datë 25 tetor 2020, me çka prindërit më shumë të drejtë ishin shumë të shqetësuar dhe irrituar.

Gjate qëndrimit tonë në polici (dhe pritjes 2 orëshe në autobus të gjithë ekipit) askush nga zyrtaret e KH Kastrioti nuk u përkujdes të interesohej për situatën dhe lojtarët. Gjithashtu dhe delegati i ndeshjes z. Koro nuk u interesua fare, duke ditur shumë mirë që FHK shqyrton dënimet për zyrtar dhe klube.

KH Vëllaznimi kërkon nga komisari i garave që te merr masa ndaj organizatorit dhe personave përgjegjës. Kërkojmë që të shikohet xhirimi zyrtar i ndeshjes (nëse ekziston) dhe të vërtetohet reagimi ynë.

Gjithashtu kërkojmë që FHK të interesohet dhe të kërkojë informacione nga Shërbimi Policor i Kosovës se pse lojtarët tanë të mitur dhe zyrtari ynë u arrestuan. Po ashtu kërkohet të dihet identiteti dhe roli i zyrtarit policor i cili nuk ishte në detyrë dhe theu rregullat e dalura nga FHK dhe ministria e shëndetësisë anti Covid-19 me praninë e tij nëe tribuna.

Ky reagim i yni gjithashtu do të adresohet tek Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Inspektoriati Policor i Kosovës dhe mediave te shkruara dhe elektronike. Shpresojmë që organet e FHK-së do të tregohen të kujdesshme dhe nuk do të anojnë ndaj drejtësisë. /Zeri.info