Depay shënoi gol për Lyonin dhe ia dedikon mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk

Depay shënoi gol për Lyonin dhe ia dedikon mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk

Sport October 25, 2020 - 21:30

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk javë e kaluar ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Evertonit, shkruan “Zeri.info”.

Holandezi pas atij lëndimi do t’i mungojë skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp për një kohë të gjatë.

Van Dijk ka marrë mbështetje të madhe nga shumë fytyra të njohura të futbollit në botë.

I fundit është sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay i cili ka sonte ka realizuar gol për ekipin e tij dhe golin e shënuar ia ka dedikuar mbrojtësit të Liverpoolit.

Ai festoi golin duke e shpalosur një bluzë me një shkrim në të.

“Virgil, qëndro i fortë vëllau im”, shkruhej në bluzën e Depay.

Image

Aktualisht, Lyoni po fiton 1:0 me golin e holandezit, Memphis Depay.

/Zeri.info