ZYRTARE: KB Vëllaznimi e largon basketbollistin amerikan

ZYRTARE: KB Vëllaznimi e largon basketbollistin amerikan

Sport October 26, 2020 - 08:59

Klubi i basketbollit “Vëllaznimi” ka njoftuar se e ka shkëputur kontratën me basketbollistin amerikan, Trent Baker, raporton “Zeri.info”.

Lajmin për largimin e basketbollistit Baker e ka konfirmuar klubi gjakovar në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Arsyeja e largimit të amerikanit sipas klubit nga Gjakova vjen pasi që Baker nuk i ka përmbushur kërkesat e trajnerit, Malinkov.

“Klubi është përforcuar me Christopher Hortman i cili ka zënë vendin e Baker dhe Cendric Council i cili sot ka mbërritur në Gjakovë dhe ka qenë i pranishëm në stërvitjen e parë të ekipit , kurse nuk mbaron me kaq. Ekipi jonë brenda javës së ardhshme do të zyrtarizojë edhe një përforcim tjetër të huaj”, thuhet në njoftimin e KB Vëllaznimit.

Kampionati i basketbollit pritet të fillojë të mërkurën dhe ndeshjen e parë Vëllaznimi do ta zhvillojë në udhëtim te KB Rahoveci.

/Zeri.info