Benzema mund të kalojë në Premierligë nëse Mbappe transferohet në Madrid

Benzema mund të kalojë në Premierligë nëse Mbappe transferohet në Madrid

Sport October 26, 2020 - 10:54

Këtë verë që lamë pas është spekuluar për transferimin e Kylian Mbappe te Real Madridi, shkruan “Zeri.info”.

Por, ky transferim dështoi për shkak të kontratës së Mbappe me PSG-në dhe krizës për shkak të pandemisë e cila ka “kapluar” botën.

Një transferim i tillë mund të ndodhë verën e vitit të ardhshëm, sipas Don Balon.

Sulmuesi kryesor i Real Madridit, Karim Benzema mund ta rrezikonte shumë vendin e tij në formacionin bazë të “Los Blancos” në rast se ylli i ri francez kalon në “Santiago Bernabeu”.

Destinacioni i ardhshëm i Karim Benzemas mund të jenë skuadrat e mëdha angleze si Chelsea dhe Liverpool.

/Zeri.info