Dortmundi fiton derbin e zjarrtë ndaj Schalkes, tifozi e shpërblehen me ushqim falas për një vit Haalandin

Dortmundi fiton derbin e zjarrtë ndaj Schalkes, tifozi e shpërblehen me ushqim falas për një vit Haalandin

Sport October 26, 2020 - 11:30

Borussia Dortmund e ka fituar derbin e zjarrtë në Gjermani ndaj Schalkes 04 me rezultat 3:0, raporton “Zeri.info”.

“Milionerët” golat e fitorës i shënuan ne 45 minutat e dyta të takimit e ku protagonist me gol ishte edhe ylli norvegjez i futbollit, Erling Haaland.

Ish-futbollisti i Dortmundit, Kevin Grosskreutz, aktualisht tifoz i zjarrtë i Borussia Dortmundit, ka shkruar në “Instagram” se me këtë paraqitje të Haalandit ai ka fituar ushqim falas për një vit.

“Erling është një djalë i jashtëzakonshëm. Ke përfituar ushqim falas për një vit në ‘Mit Schmackes’, vëlla”, ka shkruar Grosskreutzi.

Ndryshe, Haalandi e gjeti golin e pestë në këtë kampionat me Dortmundin dhe se skuadra e tij radhitet n vendin e tretë me një pikë më pak se lideri i tabelës, Leipzig. /Zeri.info