Paul Pogba tregon të vërtetën rreth largimit të tij nga Kombëtarja e Francës

Paul Pogba tregon të vërtetën rreth largimit të tij nga Kombëtarja e Francës

Sport October 26, 2020 - 13:17

Sot gjatë ditës është raportuar në mediet botërore se Paul Pogba është larguar nga Kombëtarja e Francës, shkruan “Zeri.info”.

Sipas gazetës britanike, “The Sun, Pogba kishte vendosur të largohej nga Franca për shkak të presidentit Macron, i cili dha komente se sipas tij “feja islami është burim i terrorizmit ndërkombëtar”.

Por, këtë lajm të gazetës britaneze e ka hedhur poshtë vetë futbollisti i Manchester United.

Pogba ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shihej lajmi i “The Sun” dhe shkrimi i Paul Pogbas që shpjegoi gjithçka.

“E papranueshme, lajm i rremë”, ka shkruar Pogba në “Instagram”.

Image