Pep Guardiola mund të largohet nga City, këta janë dy trajnerët që pritet ta zëvendësojnë

Pep Guardiola mund të largohet nga City, këta janë dy trajnerët që pritet ta zëvendësojnë

Sport October 26, 2020 - 13:52

Manchester City nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon në Premierligën angleze, raporton “Zeri.info”.

Rezultatet e fundit negative të cilat i kanë pasur ish-kampionët e Anglisë ka bërë që trajnerit të “Qytetarëve”, Pep Guardiolas t’i “lëkundet” karriga e trajnerit.

Në pesë ndeshje të zhvilluara, City ka vetëm tetë pikë dhe ndodhet në vendin e 13-të në tabelën e klasifikimit në elitën e futbollit anglez.

Sipas raportimeve të “Daily Mail” thuhet se dy trajnerë mund ta zëvendësojnë strategun spanjoll.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Leipzig, Jurgen Nagelsman dhe ish-trajnerin e Tottenham Hotpur, Mauricio Pochettino.

Ky i fundit është pa punë momentalisht, ndërsa Nagelsman me Leipzigun është në vendin e parë në Gjermani për momentin.

/Zeri.info