Sherifi tregon pse iu besua bankina drejtorit sportiv ndaj Prishtinës: Ne nuk jemi si Llapi

Sherifi tregon pse iu besua bankina drejtorit sportiv ndaj Prishtinës: Ne nuk jemi si Llapi

Sport October 26, 2020 - 22:59
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës në futboll, duket më interesant se kurrë.

Gara përveç që duket më cilësore, ajo është shumë e paparashikuar dhe gjërat në vazhdim duket se do të jenë edhe më joshëse për t’u ndjekur, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani në fillim bëri një shkëputje dhe u duk se do ta ketë fjalën kryesore këtë herë, por humbja e befasishme dje ndaj Trepçës ’89, lë të kuptohet askush nuk ka të sigurt asgjë.

E befasishme ishte edhe fitorja e Gjilanit ndaj Prishtinës në kryeqytet, derisa trajneri i Gjilanit, Sallah Sherifit që e udhëhoqi Gjilanin në mungesë të Gentjan Mezanit derisa një javë me herët skuadrën e udhëhoqi Alban Hyseni ndaj Trepçës '89, në emisionin “Kampionët” në Kanal10 ka thënë se ka qenë vetëm një rokadë asgjë tjetër.

“Nuk ka qenë arsye pse Albani e ka udhëheq keq skuadrën në barazimin ndaj Trepçës’89, por skuadra ka pas nevojë për pak ndryshim dhe kjo ka ndodhur. Pra edhe unë edhe Albani jemi pjesë kaherë e klubit dhe bashkëpunojmë shumë mirë. Ka qenë si propozim unë me udhëheq dhe e kam kryer këtë punës. Asnjë arsye tjetër nuk ka dhe nuk ka asnjë pakënaqësi këtu. Gentjan Mezani do ta udhëheq skuadrën dhe nuk do të ndryshojë. Ne nuk jemi si Llapi që Tahir Batatina është edhe trajner edhe udhëheq edhe donator tek ne ndryshojnë gjërat”, ka thënë Sherifi. / Zeri.info