Statovci: Lojtarët e Ballkanit për çdo kritikë, ndeshja mbyllet kur vërshëllen gjyqtari e jo kur thotë Agim Maliqi

Statovci: Lojtarët e Ballkanit për çdo kritikë, ndeshja mbyllet kur vërshëllen gjyqtari e jo kur thotë Agim Maliqi

Sport October 26, 2020 - 23:52
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës në futboll, duket më interesant se kurrë.

Gara përveç që duket më cilësore, ajo është shumë e paparashikuar dhe gjërat në vazhdim duket se do të jenë edhe më joshëse për t’u ndjekur, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani në fillim bëri një shkëputje dhe u duk se do ta ketë fjalën kryesore këtë herë, por humbja e befasishme dje ndaj Trepçës ’89, lë të kuptohet askush nuk ka të sigurt asgjë.

Analisti Faruk Statovci në emisionin “Kampionët” në Kanal 10 ka përgëzuar Trepçën ’89 për fitoren por ka kritikuar shumë lojtarët e Ballkanit që kanë rënë në ndeshje duke menduar që e kryen punën kur rezultati ishte 0:3.

“Këtu duhet kritikuar maksimalisht lojtarët e Ballkanit dhe duhet përgëzuar futbollistët e Trepçës ’89. Lojtarët e Ballkanit sikur menduan se përfundoi ndeshja pas golit të tretë, por ata duhet ta dinë që ndeshja mbyllet kur thotë arbitri e jo Agimi (trajneri i Ballkanit me gjestin e famshëm që bëri pas golit të tretë). Nuk pe kritikojë atë gjest pasi është në afekt dhe jo që ka dashur ai ta provokoi dike, por lojtarët nuk duhet bien ashtu”, ka thënë Statovci, shkruan Zeri.info. /Zeri.info