Kumbulla: Kam shumë për të mësuar, e lashë Ibrahimoviqin të shënojë

Kumbulla: Kam shumë për të mësuar, e lashë Ibrahimoviqin të shënojë

Sport October 27, 2020 - 09:51

Marash Kumbulla e ka pranuar se i duhet të mësojë dhe të përmirësohet shumë, pasi ia siguroi një barazim dramatik Romës kundër Milanit të hënën mbrëma.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë shënoi në fund të pjesës së dytë për t’ia nxjerrë Romës një pikë në barazim 3:3 me Milanin në San Siro.

Ky ishte goli i dytë për qendërmbrojtësin shqiptar në fanellën e Romës, të cilës iu bashkua këtë verë nga Hellas Verona.

“Është mirë dhe e lehtë për ne të shënojmë nga ndërprerjet”, tha Kumbulla për “Sky Sport”.

Duke folur për lojën e vet, Kumbulla shtoi: “Unë mund të përmirësohem në këtë aspekt. E bëra një gabim te goli i parë që e morën, të cilin kam mundur ta shmang. Por isha me fat që u shpagova duke shënuar gol vetë”.

“(Trajneri Juric) Ivan më ka dhënë vetëbesim, jam përmirësuar shumë, tani jam këtu në Romë dhe shpresoj t’i ndihmoj ekipit”, nënvizoi ai. /Express