Shaqiri titullar në fitoren e Liverpool, kështu u vlerësua pas ndeshjes

Shaqiri titullar në fitoren e Liverpool, kështu u vlerësua pas ndeshjes

Sport October 27, 2020 - 23:29
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Liverpool prej 2:0 kundër FC Midstjylland.

Liverpool dominoi tërë takimin por në fund mori fitore të ngushtë kundër skuadrës daneze. Të dy golat, kampionët e Premierligës i shënuan në pjesën e dytë.

Diego Jota shënoi fillimisht për 1:0, para se Mohamed Salah në fund të ndeshjes të vendoste rezultatin përfundimtar, 2:0.

Në këtë ndeshje për Liverpoolin u paraqit edhe Xherdan Shaqiri, që u vlerësua me notë 6.8. /Zeri.infoImage

Image