Ballkani - Prishtina, çfarë drame Ballkani fiton në minutat shtesë, fitojnë edhe Gjilani e Drenica

Ballkani - Prishtina, çfarë drame Ballkani fiton në minutat shtesë, fitojnë edhe Gjilani e Drenica

Sport October 28, 2020 - 13:13
Lajmet e fundit nga sporti

Superliga e Kosovës në futboll vjen sot me një superndeshje ku ballafaqohen Ballkani e Prishtina, sfidë kjo që luhet në Therandë nga ora 14:00, shkruan “Zeri.info”.

Të dyja skuadrat në fushë hyjnë pas humbjeve të pësuara në fundajvë, dhe sot objektiv të vetëm e kanë fitoren. Për Ballkanin edhe një barazim ndoshta nuk kishte me prish shumë punë, derisa Prishtina assesi nuk guxon të humbas ndryshe mbetet shumë mbrapa në luftë për titull.

Në takimet tjera që luhen sot ballafaqohen: Drenica – Trepça ’89 dhe Gjilani – Besa të dyja ndeshjet nisin nga ora 14:00. /Zeri.info

Ballkani – Prishtina 2:1

Mbyllet ndeshja

90' 5+ Ka shënuar Mevlan Zeka për Ballkanin, përmbyset Prishtina 2:1

88' Goool, Mevlan Zeka ka shënuar për Ballkanin 1:1

70' Vazhdon Prishtina të udhëheq me rezultat 0:1

58' Oto John nga një kundërsulm ka mundur të ndëshkoj Ballkanin por ai gjuan jashtë portës

50' Ndeshja nis me tension, gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë Edvin Kuç të Ballkanit

46' Zëvendësime te Ballkani: Blend Baftiu dhe Egzon Sinani inkuadrohen në vend të Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit

46 Nis pjesa e dytë

"Tribuna" e zakonshme në Suharekë nga ku përcillen ndeshjet e Ballkanit që pas mbylljes së stadiumeve për tifozë për shkak të pandemisë

Image

45'+3 Mbyllet pjesa e parë

34'  Gool,  Oto John ka shënuar për Prishtinën pas asistimit te Mankendas 0:1

29' Oto John ishte në pozitë të mirë, por gjuan jashtë portës. Ishte mundesi shumë e mirë për Prishtinën

22' Armend Thaqi i Ballkanit nuk mund ta vazhdojë lojën, inkuadrohet Ramiz Bytyqi

20' Nazmi Gripshi i Ballkanit gjuan furishëm nga 20 metra, portieri Haxho pret me vështirësi

12' Qëndrim Zyba i Prishtinës ndëshkohet me karton të verdhë

05' Fillimi duket shumë i fortë. Futbollistët po luftojnë shumë, Dardan Çaka duket se do të ketë shumë punë sotImage

01' Nis ndeshja

Formacionet:

Ballkani: Rugji, Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Daku, Kuç, Prekazi. Trajner: Ismet Munishi

Prishtina: Haxho, B. Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Maliqi, Zyba, E. Krasniqi, Mankenda dhe John. Trajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Alban Ejupi, Gëzim Mehmeti, Mervan Bejtullahu

Gjilani – Besa 1:0

90' Mbyllet ndeshja

46' Nis pjesa e dytë

45' Mbyllet pjesa e parë

44' Gool, Uesini ka shënuar për Gjilanin 1:0

12′ Talenti Edison Kqiku i Gjilanit kalon edhe portierin por goditja e tij përfundon fare pranë shtyllës

01' Nis ndeshja

Formacionet:

Gjilani: Koliqi, Sorsa, Rapa, Fustar, Jackson, Useini, Musolli, Hila, Çyrbja, Kqiku, Progni. Trajner: Sallah Sherifi

Besa: Kolaj, Sekic, Halili, Rajovic, Salihu, Xhaka, Maznikolli, Syla, Breno, Matheus, Lucas. Trajner: Jerome Klein

Gjyqtarë: Burim Jahmurataj, Lumturie Muhadri, Benon Këpuska, Besfort Kasumi

Drenica - Trepça '89 2:1

90' +3 Mbyllet ndeshja

90' Arbnor Muja shënon nga penalltia për Trepçën '89

78' Goool Zabërxha shënon golin e dytë për Drenicën 2:0

67' Goool, Shkëlzen Lushtaku ka shënuar për Drenicën 1:0

46' Nis pjesa e dytë

45'+1 Mbyllet pjesa e parë

21' Adonis Shala i Trepçës '89 nga një pozitë të mirë dështon të shënojë

15′ Genc Hamiti gjuan nga distanca, por pret portieri i Trepçës '89, Prince Marley.

01' Nis ndeshja

Formacionet:

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Zeqaj, Bejta, Dumani, Miftaraj, Morina, Elshani, Hamiti, Hyseni, Fazliu. Trajner: Bledar Devolli

Trepça ’89: Prince, Muja, Mashau, Berisha, Pllana, Jashari, Nimani, Darwish, Shala, Rrahmani, Bismark. Trajner: Shpëtim Fetahu

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Bardh Ajeti