Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?

Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?

Sport October 28, 2020 - 22:06

Xherdan Shaqiri ishte titullar në formacionin e Liverpoolit në ndeshjen e djeshme (e marte) ndaj Midtjyllandit.

Në kuadër të grupit D në Ligën e Kampionëve, Liverpooli mposhti pastër Midtjyllandin me rezultat të pastër, 0:2, shkruan “Zeri.info”.

Mesfushori nga Kosova ishte titullar derisa bëri një paraqitje solide në mesfushë.

Lidhur me paraqitjen e tij, klubi i Liverpoolit ka pyetur ndjekësit në “Facebook” se si e vlerësojnë Shaqirin.

“Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmjen e kaluar?”, shkruan faqja e Liverpoolit në “Facebook”. /Zeri.info