Trajneri i Barçës reagon pas fitores ndaj Juventusit: Ky futbollist do të jetë i mrekullueshëm për skuadrën

Trajneri i Barçës reagon pas fitores ndaj Juventusit: Ky futbollist do të jetë i mrekullueshëm për skuadrën

Sport October 28, 2020 - 23:35

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka reaguar pas fitores së madhe të skuadrës së tij ndaj Juventusit.

Barcelona ishte mysafire e Juventusit sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshjen në “Allianz Stadium”, Barcelona e fitoi me rezultat të pastër, 0:2.

Trajneri Koeman e nisi konferencën me fjalë të mëdha për yllin e Barcelonës, Pedri.

“Çfarë Pedri bën në moshën e tij është e mrekullueshme. Ai do të jetë futbollist i mrekullueshëm për Barcelonën”, ka thënë fillimisht Koeman.

Tutje, Koeman ka folur edhe për dorëheqjen e presidentit të klubit, Josep Bartomeu.

“Largimi i Bartomeut? Nuk kam koment. Çdo kush i ka mendimet e veta”, tregoi ai.

“Ndeshja e sontme ka qenë më e mirë prej se unë jam këtu. Skuadra ka treguar shumë personalitet në fushë”, shtoi ish-përzgjedhësi i Holandës. /Zeri.info