Mbyllet ndeshja dramatike mes Bashkimit dhe Trepçës, ky është rezultati

Mbyllet ndeshja dramatike mes Bashkimit dhe Trepçës, ky është rezultati

Sport October 29, 2020 - 21:20

Është mbyllur ndeshja e fundit e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në basketboll mes Bashkimit dhe Trepçës.

Në ndeshjen që u zhvillua në "Sezai Surroi", u zhvillua një përballje tejet interesante, shkruan "Zeri.info".

Ndeshjen e fitoi Bashkimi me rezultat tejet të ngushtë 73:72.

Më i miri i ndeshjes së sontme ishte Nikola Vukcevic me 22 pikë të tubuara.

Trepça kishte mundësi të artë për të fituar në çastet e fundit të ndeshjes, por kjo nuk u arrit. /Zeri.info