'Tronditet' Interi, Lukaku pëson lëndim, mund të mungojë ndaj Real Madridit

'Tronditet' Interi, Lukaku pëson lëndim, mund të mungojë ndaj Real Madridit

Sport October 29, 2020 - 21:34

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku është diagnostifikuar me një lëndim pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Shakhtar Donetskun.

Klubi kaltër e zi ka njoftuar se pas ekzaminimeve mjekësore, Lukaku ka lënduar kofshën e majtë, shkruan "Zeri.info".

Pas testeve mjekësore, u bë e ditur se lëndimi në fjalë mund t'ia humbasë futbollistit ndeshjen me Parmën në fundjavë.

megjithatë ka rrezik që Lukaku të mungojë edhe ndaj Real Madridit në mesjavën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

“Rumelu Lukau iu nënshtrua një kontrolli në Institutin mjekësor të Roxanos pas problemeve që ndjeu në sfidën me Shakhtar Donetskun në Ligën e Kampioneve. Ai ka lënduar aduktorët e kofshës së majtë. Gjendja e tij do të vëzhgohet ditë pas dite”, shkruhet në njoftimin e Interit. /Zeri.info