Mankenda: Do ta japim maksimumin tonë për t’i marrë tre pikë ndaj Drenicës

Mankenda: Do ta japim maksimumin tonë për t’i marrë tre pikë ndaj Drenicës

Sport October 31, 2020 - 18:32
Detajet

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe nesër me dy takime në program, raporton “Zeri.info”.

Në Skenderaj, Drenica e pret në shtëpi FC Prishtinën në takimin që fillon nga ora 13:30.

Prishtina udhëton në këtë takim pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe tre pikët janë tejet të nevojshme për skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani.

Për takimin e ditës së nesërme (e diel) ka folur edhe sulmuesi i “bardhekaltërve”, Gauthier Mankenda.

Mankenda ka thënë për faqen zyrtare të klubit se do ta japin maksimumin e tyre për t’u rikthyer në kryeqytet me tre pikë.

“Përformanca ime do të ishte e shkëlqyer nëse do të kishim fituar ndeshjen, për fat të keq rezultati nuk ishte ai që prisnim, por tashmë ka kaluar dhe tani jemi të përqendruar në pjesën e dytë të kampionatit dhe ku na duhet të japim maksimumin tonë për objektivin”, ka thënë ai.

“Nesër na pret ndeshje aspak e lehtë, sepse, si gjithmonë, ne luajmë kundër një ekipi maksimalisht të motivuar. Por, edhe ne jemi të motivuar dhe të përqendruar maksimalisht që të japim maksimumin tonë për të marrë tre pikët”, ka shtuar më tutje sulmuesi anësor.

Takimi mes Drenicës dhe Prishtinës, zhvillohet pa praninë e publikut përshkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Gjyqtarët e këtij takimi do të jenë, Bejtullahu, Zeqiri dhe Sekiraqa. /Zeri.info