Liverpool në disavantazh pas dhjetë minutave lojë ndaj West Ham United

Liverpool në disavantazh pas dhjetë minutave lojë ndaj West Ham United

Sport October 31, 2020 - 18:43
Detajet

Është zhbllokuar ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe West Ham United, e vlefshme për javën e shtatë në Premierligë, raporton “Zeri.info”.

Janë mysafirët ata që kanë kaluar në epërsi me golin e Fornals, pas dhjetë minutave lojë në “Anfield”.

Deri më tani, Liverpooli është duke e dominuar këtë ndeshje, mirëpo ata që kanë shënuar janë mysafirët nga Londra.

Liverpooli është pa mbrojtësin kryesor të skuadrës, Van Dijk i cili pritet të mungojë gjatë pas lëndimit në ndeshje kundër Evertonit.

Ky është goli:

/Zeri.info