Milot Rashica reagon pas barazimit me Frankfurtin, Munishi i shkruan disa fjalë

Milot Rashica reagon pas barazimit me Frankfurtin, Munishi i shkruan disa fjalë

Sport October 31, 2020 - 19:10
Detajet

Ka përfunduar ndeshja pa fitues në takimin e zhvilluar sot ndërmjet Eintracht Frankfurtit dhe Werder Bremenit.

Rezultati i 90 minutave ishte 1:1 me dy skuadrat që tentonin fitoren në këtë përballje të vështirë.

Milot Rashica i cili është pjesë e Werder Bremenit në këtë ndeshje hyri si zëvendësues.

Rashica u fut në lojë në minutën e 62-të të takimit pasi që e zëvendësoi, bashkëlojtarin e tij, Tahith Chong.

Futbollisti vushtrrias pas përfundimit të takimit ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social “Facebook” e ku ka shkruar “Le ta vazhdojmë”.

Në postimin e Rashicës ka komentuar edhe ish-trajneri i tij te Vushtrria, Ismet Munishi.

Trajneri i tanishëm i Ballkanit, Ismet Munishi ka shkruar disa fjalë në hapësirën e komenteve.

“Veq perpara. Puno fortë. Shumë suksese me Werderin”, ka shkruar shkurtimisht Munishi.

Image/Zeri.info.