Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
16-vjeçari me aftësi fantastike mund të debutojë në fundjavë me Dortmundin

16-vjeçari me aftësi fantastike mund të debutojë në fundjavë me Dortmundin

Sport November 20, 2020 - 19:53

Këtë fundjavë rikthehen ndeshjet në Bundesligan gjermane pas një pauze për shkak të kombëtareve, raporton “Zeri.info”.

Borussia Dortmundi do të takohet me Hertha Berlinin në udhëtim në takimin e vlefshëm për javën e tetë në elitën e futbollit gjerman.

Në këtë ndeshje pritet të paraqitet edhe futbollisti 16-vjeçar, Youssoufa Moukoko.

Ai ka mbushur 16 vite ditën e premte dhe kjo ia mundëson ati të mund të marrë pjesë edhe në skuadrën e parë.

Moukoko shënoi 33 gola në 21 ndeshje në sezonin 2017/18 për skuadrën e U15 dhe më pas, vetëm 12 vjeç, bëri hapin përpara në ekipin U17 të Dormtund.

Atje, ai shënoi një rekord me 50 gola në 28 ndeshje. /Zeri.info