Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Mediet serbe i kapen Xherdan Shaqirit për blerjen e Lamborghinit, prapë e quajnë “provokator”

Mediet serbe i kapen Xherdan Shaqirit për blerjen e Lamborghinit, prapë e quajnë “provokator”

Sport November 21, 2020 - 10:08

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri e posedon një koleksion të shkëlqyer me makina luksoze, dhe gjithçka filloi kur ai nisi të luante për Bayern Munichun.

Mediat në Zvicër shkruajnë se mesfushori nga Kosova posedon dy Rolls-Royce në koleksionin e tij, secili me vlerë mbi 280 mijë euro, derisa ai thuhet se ka shpenzuar mbi 1.2 milionë euro për makina deri më tani, shkruan “Zeri.info”.

Shaqiri gjithashtu ka në koleksion edhe Bentley Continental, Mercedes G-vagon, dy Wolkswagen – Toureg dhe Arteon.

Ndërkohë, Shaqiri “nderoi” veten së fundmi edhe me një Lamborghini tjetër.

Në stërvitjet me Zvicrën, Shaqiri erdhi me Lamborghini Urus, i cili ka vlerë prej mbi 230 mijë euro.

Image

Lidhur me këtë kanë shkruar edhe mediat serbe, derisa “Kurir.rs”.

Mediumi në fjalë i drejtohet Shaqirit me fjalën “provokator” shkaku i festimit të tij me shqiponjën dykrenore në ndeshjen e Kupës së Botës mes Serbisë dhe Zvicrës.

“Provokatori Shaqiri ka blerë një makinë të re. Lamborghini në koleksionin e tij të miliona eurove”, ka shkruar mediumi në fjalë. /Zeri.info