Mbyllet pjesa e parë, Real Madridi në avantazh kundër Villarealit

Mbyllet pjesa e parë, Real Madridi në avantazh kundër Villarealit

Sport November 21, 2020 - 17:03

Është mbyllur fraksioni i parë i ndeshjes mes Villarealit dhe Real Madridit e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit spanjoll, raporton “Zeri.info”.

“Mbretërit” nga Madridi kanë shkuar në pushim me epërsin minimale 0:1 me golin e shënuar nga Mariano në minutën e dytë të përballjes.

Real Madridi e ka dominuar këtë pjesë të parë si në posedim të topit ashtu edhe me goditje drejt portës kundërshtare.

“Los Blancos” po përballet me disa mungesa të rëndësishme në këtë takim, pasi mungojnë Benzema, Valverde, Sergio Ramos.

/Zeri.info