Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Dortmundi mposht thellë Herthan, Haaland shënon katër gola për 32 minuta

Dortmundi mposht thellë Herthan, Haaland shënon katër gola për 32 minuta

Sport November 21, 2020 - 22:33

Borussia Dortmund ka shënuar fitore të thellë 5:2 në udhëtim te Hertha e Berlinit, raporton “Zeri.info”.

“Milionerët” triumfuan fal paraqitjes fantastike të norvegjezit, Erling Haaland që shënoi katër gola.

Në fakt, Hertha ishte e para që kaloi në epërsi në minutën e 33-të, por që Haaland e barazoi rezultatin në minutën e 47-të.

Për ta kompletuar hetrikun e tij, Haaland realizoi edhe në minutën e 49-të dhe 62-t, për epërsinë 1:3 të Dortmundit.

Për rezultatin 1:4 u përkujdes, Guerreiro që realizoi në 20 minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Kurse, për golin e katërt personal dhe të fundit të Borussia Dortmundit, Haaland e shënoi në minutën e 79-të të takimit.

Me këtë fitore, Dortmund ndodhet në vendin e dytë me 18 pikë, një më pak se Bayern Munich.

Kurse, kryeqytetasit janë në vendin e 13-të me shtatë pikë. /Zeri.info