Unitedit i mjafton një gol për ta mposhtur West Bromit

Unitedit i mjafton një gol për ta mposhtur West Bromit

Sport November 21, 2020 - 22:51

Ka përfunduar takimi ndërmjet Manchester United dhe West Brom i zhvilluar në “Old Trafford”, raporton “Zeri.info”.

Ka mjaftuar goli nga pika e bardhë e penalltisë e realizuar nga mesfushori portugez, Bruno Fernandes qe United t’i sigurojë tre pikë nga ky duel.

Ishte minuta e 56-të kur portugezi arriti të realizon golin e vetëm në takimin e vlefshëm për javën e nëntë në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Solskjaer ndodhet në vendin e 9-të me 13 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës, United e zhvillon në udhëtim te Southamptoni që po kalon formë të mirë këtë edicion në Angli.

/Zeri.info