Atletico Madrid 1:0 Barcelona, notat e lojtarëve

Atletico Madrid 1:0 Barcelona, notat e lojtarëve

Sport November 21, 2020 - 23:03

Është mbyllur ndeshja kryesore e javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, shkruan “Zeri.info”.

Futbollistët e udhëhequr nga trajneri Simeone kanë triumfuar minimalisht 1:0 ndaj Barcelonës në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Carrasco në minutën e fundit të pjesës së parë, pasi që shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit katalanas, Ter Stegen.

Ky i fundit ishte figura “tragjike” e Barcelonës në këtë takim dhe pas ndeshjes mori notën minimale 5.9.

Ndërsa, lojtari i ndeshjes ishte “gardiani” slloven i Atleticos, Jan Oblak që mori notën 7.7, ndërsa golashënuesi i vetëm i takimit, Carrasco u vlerësua me notën 7.5.

Image

Me këtë fitore, Atletico ndodhet në vendin e dytë në La Liga, kurse Barcelona gjendet në vendin e 10-të.

Ndeshjen e radhës, Atletico Madrid luan në udhëtim te Valencia, kurse Barcelona e pret në shtëpi Osasunan. /Zeri.info