Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
16-vjeçari debuton me Dortmundin, hyn në histori të Bundesligës

16-vjeçari debuton me Dortmundin, hyn në histori të Bundesligës

Sport November 21, 2020 - 23:09

Borussia Dortmund sonte e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Hertha Berlinit me rezultat 5:2, raporton “Zeri.info”.

Protagonisti kryesor në këtë përballje ishte talenti norvegjez, Erling Haaland që realizoi katër herë në portën e kundërshtarëve.

Për “Milionerët” ka debutuar edhe 16-vjeçari, Youssoufa Moukoko.

Ky i fundit u inkuadrua në lojë në vend të Haalandit në minutën e 85-të të takimit.

Por, kaq i kanë mjaftuar atij të futet në historinë e Bundesligës gjermane. Ai bën pjesë në grupmoshat U19 të Dortmundit.

/Zeri.info