Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Ballkani superfavorit, Llapi me statistika të tmerrshme udhëton drejt Suharekës

Ballkani superfavorit, Llapi me statistika të tmerrshme udhëton drejt Suharekës

Sport November 22, 2020 - 09:22
Lajmet e fundit nga sporti

Java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje.

Padyshim vëmendja do të jetë në Suharekë ku lideri i tabelës, Ballkanin ballafaqohet me Llapin, shkruan “Zeri.info”.

Për të dyja skuadrat pikët kanë shumë të nevojshme. Ballkani lufton për fitore për ta mbajtur kreun e tabelës, derisa Llapi medoemos i duhen pikët për t’i ikur fundit të tabelës.

Ballkani duket superfavorit dhe për këtë flasin edhe statistikat që janë krejtësisht në favor të saj.

Skuadra e Tahir Batatinës në 5 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore ndaj Ballkanit. Ka dy humbje dhe tri barazime dhe edhe sot do ta ketë shumë të vështirë ta thyej këtë ecuri.

Kjo ndeshje nis nga ora 13:30, derisa statistikat në pesë përballjet e fundit të tyre i shihni më poshtë. /Zeri.infoImage