Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Interi triumfon me shumë vështirësi ndaj Torinos, Lukaku protagonist në përmbysjen e rezultatit

Interi triumfon me shumë vështirësi ndaj Torinos, Lukaku protagonist në përmbysjen e rezultatit

Sport November 22, 2020 - 16:58

Ka përfunduar takimi i javës së tetë në elitën e futbollit italian mes Interit dhe Torinos, raporton “Zeri.info”.

“Neurazurët” kanë arritur të shënojnë fitore shumë të vështirë ndaj Torinos si nikoqir.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 4:2 për “zikaltrit” që u desh të përmbysin rezultatin nga 0:2.

Zaza dhe Ansaldi ishin dy golashënuesit e parë për Torinon, derisa rikthimin në lojë për Interin e solli Sanchez në minutën e 64-të, kur zbuti epërsinë e mysafirëve.

Nuk kaluan as katër minuta, Lukaku e barazoi rezultatin pasi u shërbye nga kiliani Sanchez.

Për epërsinë e parë e Interit u desh të pritej minuta e 84-të, kur belgu Lukaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa krejt në fund të ndeshjës, saktësisht në minutën e 90 shënoi argjentinasi, Martinez për rezultatin përfundimtar 4:2.

Me këtë fitore, Interi është në vendin e tetë me 12 pikë, ndërsa Torino e Mergim Vojvodës është e 17-ta me vetëm pesë pikë. /Zeri.info