Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Drilon Hajrizi do të jetë kapiten i Kosovës për ndeshjet me Sllovakinë dhe Islandën

Drilon Hajrizi do të jetë kapiten i Kosovës për ndeshjet me Sllovakinë dhe Islandën

Sport November 22, 2020 - 17:29

Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi do ta mbajë shiritin e kapitenit për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll në takimet me Sllovakinë dhe Islandën, raporton “Zeri.info”.

Hajrizi është kapiten i Pejës, derisa ka luajtur edhe për Trepçën, Bashkimin e Sigal Prishtinën, katërshen e madhe të basketbollit të Kosovës dhe ka përvojë edhe nga basketbolli në Japoni.

Në këto dy ndeshje do të mungojë Dardan Berisha, për shkak të infektimit me Covid-19.

Berisha gjithmonë ka dhënë maksimumin për Kosovën, megjithatë, përkundër dëshirës së madhe e kishte të pamundur të bashkohej me ekipin për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 26, përkatësisht 28 nëntor në Bratisllavë.

Takimet janë të vlefshme në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Kosova është lidere e grupit me dy fitore. Dardanët kanë mundur Islandën dhe Luskemburgun. /Zeri.info