Java e nëntë në Premierligë mbyllet sot me dy ndeshje

Java e nëntë në Premierligë mbyllet sot me dy ndeshje

Sport November 23, 2020 - 08:58

Java e nëntë në Premierligën angleze mbyllet ditën e sotme (e hënë) me dy ndeshje në program, shkruan “Zeri.info”.

Takimi i parë për sot zhvillohet nga ora 18:30 ku Burnley e pret në shtëpi skuadrën londineze, Crystal Palace.

Ndërsa në anën tjetër, Wolves është nikoqir i njërës nga befasit të këtij fillim sezonit në elitën e futbollit anglez, Southamptonit. Ky takim fillon nga ora 21:00.

Kujtojmë se Tottenham Hotspur i prinë tabelës së Premierligës deri më tani me 20 pikë, aq sa ka edhe kampioni në fuqi, Liverpool.

Pozitën e tretë e ndajnë Chelsea dhe Leicester City që kanë nga 18 pikë të grumbulluara.

Vendin e 10-të dhe 11-të e ndajnë skuadrat e mëdha, Manchester United dhe Arsenal të cilat kanë arritur të marrin vetëm 13 pikë. /Zeri.info