LAJMI I FUNDIT: Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

LAJMI I FUNDIT: Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Sport November 23, 2020 - 13:12
Detajet

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla nuk mundi ta drejtojë skuadrën e tij në ndeshjen e fundit.

Gjyla mungoi pasi kishte rezultuar pozitiv me virusin korona.

Skuadrën në vend të tij këtë xhiro e drejtori trajneri i të rinjëve, Jurgen Gaxheli.

Lushnja arriti të barazojë me Tomorin 1-1, teksa pas ndeshjes vetë trajneri i skuadrës tregoi se pse mungoi.

“Kam qenë i infektuar me këtë virus. Kam qëndruar në shtëpi. Çdo gjë po shkon drejt fundit dhe këtë javë do të rikthehem. U uroj shërim të shpejtë lojtarëve që janë me ‘COVID’ dhe të dëmtuar. E ndoqa derbin dhe më vjen keq që nuk fituam” – tha vetë trajneri për “PanoramaSport”.

Image