Trajneri i skuadrës shqiptare i infektuar me koronavirus

Trajneri i skuadrës shqiptare i infektuar me koronavirus

Sport November 23, 2020 - 13:14

Trajneri i skuadrës shqiptare, Lushnjës, Ilir Gjyla ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe kjo ka bërë që të mos e drejtojë ekipin e tij në takimin e fundit, shkruan “Zeri.info”.

Gjyla nuk ishte prezent në përballjen kundër Tomorit pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Ai ka thënë se çdo gjë po shkon drejt fundit dhe se do të rikthehet këtë javë.

“Kam qenë i infektuar me këtë virus. Kam qëndruar në shtëpi. Çdo gjë po shkon drejt fundit dhe këtë javë do të rikthehem. U uroj shërim të shpejtë lojtarëve që janë me ‘COVID’ dhe të dëmtuar. E ndoqa derbin dhe më vjen keq që nuk fituam”, ka thënë ai për “PanoramaSport”.

Lushnja barazoi 1:1 në derbin e javës kundër Tomorit. /Zeri.info