Ronald Koeman tregon arsyen e mungesës së Messit ndaj Dynamo Kiev

Ronald Koeman tregon arsyen e mungesës së Messit ndaj Dynamo Kiev

Sport November 23, 2020 - 15:41

Barcelona do të përballet me Dynamo Kievin në udhëtim në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Gjatë ditës së sotme është publikuar lista e të ftuarve te “blaugrana” për takimin e të martës.

Leo Messi dhe De Jong nuk janë parë në listën e “katalunasve” dhe për këtë ka një arsye trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.

“Leo nuk do të udhëtoj me ne, e as Frenie De Jong. Mendojmë se që të dy kanë nevojë për pushim”, deklaroi Koeman para përballjes.

“Me nëntë pikë në grup, ne jemi në një pozicion të mirë dhe mund t’iu japim atyre pushim, shtoi mes të tjerash trajneri holandez. /Zeri.info