Tre futbollistët përshëndeten me shokët e skuadrës, nesër udhëtojnë drejt migrimit në Gjermani

Tre futbollistët përshëndeten me shokët e skuadrës, nesër udhëtojnë drejt migrimit në Gjermani

Sport November 23, 2020 - 22:52
Lajmet e fundit nga sporti

Shkolla e futbollit Trepça nga Mitrovica, sot ka dhënë një lajm emocionues për futbolldashësit kosovar, shkruan “Zeri.info”.

Tre vëllezërit, Jon, Nol dhe Gegë Deva janë përshëndetur më shokët e skuadrës pasi kanë marrë rrugën për Gjermani atje ku do të jetojnë tash e tutje.

Njoftimin e ka dhënë Shkolla e Futbollit Trepça e cila edhe ka treguar për emocionet që kanë përjetuar.

Njoftimi i plotë i shkollës së futbollit Trepça

Jon, Nol dhe Gegë Deva sonte u përshëndetën me trenerët e shkollës sepse nesër marrin rrugën e migrimit për në Gjermani, është e vështirë tu thuash lamtumir në momentet kur ata filluan të rriten me ngjyrat e tyre, ata përveq talentit që posedonin ishin shumë të afërt dhe të dashur për secilin shoke dhe trener të shkollës, ne si shkollë i falenderojmë prindërit e tyre për korektësin dhe besimin që kishin ndaj neve si shkollë poashtu u dëshirojmë shumë suksese.

Jon, Nol dhe Gegë u përcjellt fati dhe ju deshirojme të gjitha të mirat e botës, shpresojmë t'ju shohim në nivele të larta kudo që ndodheni.

Rruga e mbarë. /Zeri.infoImage

Image
Image