Challandes e zbulon gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit dhe shërimit nga COVID-19
FOTO: Laura Hasani

Challandes e zbulon gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit dhe shërimit nga COVID-19

Sport November 24, 2020 - 19:47

Ndryshe nga viti i kaluar, kur rezultatet dhe paraqitjet ishin në nivelin më të mirë të mundshëm, Përfaqësuesja e Kosovës këtë vit ishte poshtë pritshmërive.

Skuadra që drejtohet nga trajneri zviceran Bernard Challandes pati një kampanjë të dobët në Ligën e Kombeve, duke e mbyllur grupin C3 me vetëm një fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Kosova e humbi edhe rastin e artë për t'u kualifikuar në kampionatin evropian "Euro 2020" përmes fazës "play-off" të Ligës së Kombeve, ku në muajin tetor u mposht nga Maqedonia e Veriut (2:1) në Shkup.

Gjithë kësaj i kontribuoi më së shumti situata me pandeminë COVID-19, e cila e ka kapluar globin, por edhe futbollistët e lënduar, që e lanë Kosovën të hendikepuar në ndeshjet më të rëndësishme të këtij viti, derisa tifozët kanë mbetur plotësisht të zhgënjyer.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në një intervistë për “Zeri.info” është rrëfyer gjerë e gjatë në lidhje me situatën e tij shëndetësore pas infektimit dhe shërimit nga COVID-19, atmosferën te Përfaqësuesja, prurjet e reja, prezencën e Mirlind Dakut dhe Armend Thaqit, të ardhmen e tij, si dhe për “problemin” me futbollistin pejan, Bernard Berisha.

Trajneri zviceran ishte i infektuar me virusin korona këtë muaj, derisa nuk mundësi ta drejtojë skuadrën, por tashmë ai është shëruar dhe ndodhet në Zvicër.

"Unë nuk kam simptoma, gjë që nënkupton se jam shëruar tani pas dy javësh në karantinë. Nuk ishte e vështirë për mua sa i përket shëndetit tim, ishte e vështirë sepse nuk mund ta drejtoja skuadrën. Nuk mund të isha me skuadrën, për gjërat e tjera nuk ishte serioze, nuk kisha simptoma, nuk isha i sëmurë, por nuk mund të punoja, ky është problemi", ka thënë Challandes për "Zeri.info". /Zeri.info