Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport November 24, 2020 - 22:49
Lajmet e fundit nga sporti

Lazio ka shënuar fitore ndaj Zenitit me rezultat 3:1 në kuadër të fazës së katërt në Ligën e Kampionëve, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit të 1/16 në këtë kompeticion, shkruan "Zeri.info".

Ciro Immobile ka shënuar dy gola ndërsa një e shënoi Parolo, derisa për Zenitin realizoi Dyzuba.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të në vend të Immobiles derisa në minutën e 87-të kishte një rast të mirë shënimi, por për fat të keq të tij portieri ndërhyri shumë bukur dhe shpëtoi golin.

Lazio pas kësaj fitoreje është në pozitën e dytë me 8 pikë, një më pak sesa Dortmundi që është në pozitën e parë. /Zeri.info