Vedat Muriqi pësoi lëndim në ndeshjen e fundit me Lazion, mungoi në seancën e sotme stërvitore

Vedat Muriqi pësoi lëndim në ndeshjen e fundit me Lazion, mungoi në seancën e sotme stërvitore

Sport November 25, 2020 - 16:49

Vedat Muriqi ka luajtur rreth 20 minuta në fitoren e djeshme të Lazios (3:1) kundër Zenit Shën Petersburgut në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti i Kosovës kishte një rast të mirë shënimi, por as dje (e marte) nuk arriti ta shënojë golin e tij të parë me fanellën e skuadrës romake, shkruan “Zeri.info”.

Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi prizrenas ka pësuar një lëndim.

Mediumi italian “Il Messaggero” raporton se Muriqi ka pasur një tërheqje muskulore dhe sonte do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Si pasojë e këtij lëndimi, Muriqi mungoi në stërvitjen e sotme të Lazios. /Zeri.info