Supergoli i Bernard Berishës zgjidhet në mesin e më të mirëve të javës në Premierligën ruse

Supergoli i Bernard Berishës zgjidhet në mesin e më të mirëve të javës në Premierligën ruse

Sport November 25, 2020 - 17:25

Bernard Berisha është duke kaluar nëpër një formë mbresëlënëse në futbollin elitar rus.

Ylli i Kosovës po tregohet protagonist ndeshje pas ndeshje me skuadrën e tij, Akhmat Groznyn, shkruan “Zeri.info”.

Sulmuesi pejan ka realizuar dy gola në ndeshjen e fundjavës kundër skuadrës së madhe ruse, Zenitit.

Njërin gol, Bernard Berisha e realizoi me “gërshërë”, kurse tjetrin nga pika e bardhë.

Goli akrobatik i Berishës tashmë është zgjedhur në mesin e golave më të mirë të javës së 15-të në Premierligën ruse. /Zeri.info