Kokaina e shkatërroi, miqtë mafiozë e adhuruan: Rrëfimi i Maradonës për veset që e lanë mbrapa

Kokaina e shkatërroi, miqtë mafiozë e adhuruan: Rrëfimi i Maradonës për veset që e lanë mbrapa

Sport November 25, 2020 - 19:38

Bota e futbollit është duke vajtuar për Diego Armando Maradonën, i cili vdiq në Argjentinë pas një sulmi në zemër në moshën 60-vjeçare.

Ai ishte një futbollist që ndoshta nuk do ta shohim më kurrë një të tillë, por gjithashtu edhe personi më i diskutueshëm në historinë e futbollit, shkruan "Zeri.info".

Kushdo që e do futbollin do ta ketë të vështirë këtë lajm.

25 nëntori do të mbetet i shkruar me shkronja të zeza në historinë e futbollit si dita kur njëri prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave vdiq.

Gjatë kohës kur luante te Napoli, mafia italiane e adhuronte atë, derisa i siguruan atij "mall" të klasit të parë.

Ai gjithashtu ishte i adhuruar edhe nga lideri legjendar i Kubës, Fidel Castro.

Image

Në një rrëfimt ë shkëlqyer, Maradona kishte folur në lidhje me kokainën, të shtënat ndaj gazetarëve, kishës dhe homoseksualëve.

"Unë kam qenë dhe jam narkoman. Gjithmonë do të jem narkoman", kishte thënë Maradona në vitin 1996.

Në vitin 1991, ai ishte zbuluar se kishte përdorur kokainë dhe ishte pezulluar nga futbolli për 15 muaj.

Sa ishte në Itali, ai kishte krijuar lidhje me mafinë, derisa në një rast kishte porositur dy prostituta, gjë për të cilën shkruan me të madhe mediat.

Për këtë arsye, ai vendosi të largohej shpejt nga Italia. /Zeri.info