Liverpool - Atalanta: Vlerësim maksimal për mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshiti

Liverpool - Atalanta: Vlerësim maksimal për mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshiti

Sport November 25, 2020 - 23:39

Befasi e madhe në Marseyside. Liverpooli ka pësuar humbje të papritur nga Atalanta.

Liverpooli ka qenë nikoqir i skuadrës nga Bergamo sonte në "Anfield Road", shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e vlefshme për grupin D i takoi Atalantës me rezultat të pastër, 0:2.

Faqja e mirënjohur për vlerësime "WhoScored" ka publikuar notat e futbollistëve për ndeshjen e sontme.

Image

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti është vlerësuar maksimalisht me notën 7.8 për një paraqitje fenomenale në mbrojtje.

Ndërkaq, futbollisti më i vlerësuar ishte Romero me notën 8.0.

Ndërkaq, futbollisti më pak i vlerësuar ishte Divock Origi me notën 5.8. /Zeri.info